Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ka shpenzuar 61 milionë euro më pak për blerjen e energjisë në vitin 2015, krahasuar me një vit më parë.
OSHEE-ja thotë se kursimi është rezultat i uljes së humbjeve në rrjet, por edhe çmimeve më të favorshme me të cilat është blerë energjia. Më konkretisht, kompania njoftoi se ulja e humbjeve i ka kursyer asaj 42 milionë euro.
Ndërkohë, 12 milionë euro të tjera janë kursyer si rezultat i çmimeve më të ulëta të energjisë dhe pjesa e mbetur prej 7 milionë euro është kursim që rrjedh nga marrëveshja me Korporatën Elektroenergjetike.
Marrëveshja i mundësoi OSHEE-së të blinte nga KESH-i energjinë e tepërt të hidrocentraleve, për shkak të situatës së mirë hidrike, duke shmangur tregtarët privatë dhe duke ulur koston e blerjes.
Top Channel