Nis seanca ndaj deputetit Armando Prenga

04/03/2016 11:30

Ka nisur seanca gjyqësore për deputetin Armando Prenga, ku prokuroria ka kërkuar 75 dëshmitarë, lidhur me ngjarjen e Kurbinit.

Teksa Prokuroria Altin Binaj thotë se prenga ka kanosur në tre raste në Lagunën e Patokut, dhe dy raste në komisariat, avokati i Prengës, Baftjar Rusi thotë se klienti i tij nuk ka qënë fare në komisariat.

Avokati mbrojtës pretendon se tek laguna deputeti është kërcënuar nga Gjok Cali. Sipas prokurorisë, konflikti ka nisur për motive pronësie.

Top Channel