Kush ka probleme me pajisjet apo shërbimet e Apple mund të kërkojë ndihmë nëpërmjet një postimi në Tvitter për teknikët e gjigantit të Kupertinos.

Genius Bar, kujdesi ndaj klientit në dyqanet e Apple, zbarkon në Twitter. Apple ka përuruar një shërbim asistence për konsumatorët nëpërmjet Twitter, në vazhdën e një strategjie “social”, të përqafuar tashmë nga kompani në gjithë botën.

Llogaria e verifikuar ka emrin @AppleSupport, dhe ndjekësit kanë bërë plot 100 mijë postime në vetëm një ditë. Llogaria jep këshilla të përgjithshme për konsumatorët e Apple dhe ka marr dhjetra kërkesa të cilëve u ka kthyer përgjigje direkte, apo në mesazh privat.

Top Channel