Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave brenda 12 orësh
Puna për të çmontuar pjesën jugore të kampit të emigrantëve në Calais, në veri të Francës, ka vijuar. Sipas të përditshmes “Le Figaro”, rreth 100 policë janë dislokuar në qytezë për të lejuar punëtorët të pastrojnë vendin ku qëndrojnë rreth 3 mijë emigrantë.
Më 25 shkurt, një gjykatë administrative në Lille, në veri të Francës, mbështeti vendimin për të evakuar mijëra emigrantët që qëndrojnë në Calais, duke hedhur poshtë kërkesën e OJQ-ve për të rrëzuar urdhrin e largimit.
Ministri i Brendshëm francez, Bernard Kazanov, premtoi se evakuimi i kampit do të bëhet në mënyrë progresive, duke respektuar dinjitetin e njerëzve. Autoritetet lokale në Calais kërkuan zhvendosien e tyre në një qendër shtetërore me konteinerë ose në qendra të tjera refugjatësh në Francë.
Luftrat, destabiliteti politik dhe varfëria në shumë vende arabe dhe afrikane, kanë detyruar mijëra njerëz të zhvendosen dhe të kërkojnë një jetë më të mirë në dyert e Europës.
Emigrantët e mbledhur në Calais, kanë si qëllim final mbërritjen në brigjet e Britanisë së Madhe, ndërkohë që në Francë është rritur frika se pas ndërhyrjeve të fundit ata do të detyrohen të kërkojnë azil në vend.
Top Channel