Një grua e paautorizuar në pistën e avionëve, evakuohet aeroporti i Këlnit

01/03/2016 11:30

Disa pjesë të aeroportit të Këlnit në Gjermani janë evakuar për shkak të shkeljes së rregullave të sigurisë, pasi janë raportuar se kanë hyrë persona të paautorizouar në pistën ajrore.

Zyrtarë të aeroportit bëjnë të ditur se të dy terminalet, Terminal 1 dhe 2, janë pastruar pasi një grua ka ecur drejt zonës së pistës duke thyer rregullat e sigurisë pa kaluar tek kontrolli.

Mediat lokale gjermane bëjnë të ditur se ‘persona të paautorizuar’ kanë hyrë në pistën e avionëve, dhe një kamera e terminalit është fikur.

Një zëdhënës i aeroportit të Këlnit ka rrëfyer për The Sun se evakuimi është bërë për shkak të protokollit të sigurisë, ku të gjithë pasagjerëve i është kërkuar të largohen dhe të rikthehen më pas për të bërë kontrollin.

Fotot e postuara në mediat sociale tregojnë njerëz në terminal, teksa një numër fluturimesh janë raportuar se janë anuluar për shkak të vonesave të pashmangshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA