Pistoletë në burgun e Koridhalos në Greqi, gjendet në sektorin ku mbahen shqiptarë e turq Bie shi i stuhishëm në malet e ashpra të Shqipërisë, ky kufi i ri i Europës. Thonë se 500 refugjatët e parë janë strehuar në një distancë prej 40 kilometrash më larg, gati për të hapur një itinerar të ri.
“Jemi në gjendje gatishmërie, i presim”, thotë Mariel Temo, nga zyra doganore shqiptare. Prej 14 vitesh kujdeset për kontrollin e mallrave. Por sot, këtu, në këtë cep të largët të Ballkanit, të gjithë presin për të parë burra, gra dhe fëmijë.
Të njëjtët që Italia përgatitet të kalojnë në brigjet pulieze, jo pa u preokupuar. Skenari është aq konkret saqë policia shqiptare, në ditët e kaluara, ka sekuestruar 12 gomone gati për përdorim. Sepse, siç thotë një zyrtar i Antikrimit në Vlorë, “trafikantët e drogës janë bërë gati për t’u marrë me një tjetër biznes”.
Mbase do të ndodhë vërtet, kjo kthesë e historisë. Shqipëria, Italia. Deti në mes dhe shpresa që bashkon këto dy toka. Askush nuk di të thotë se saktësi se kur. Dje, ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, deklaroi: “Nuk do të ngremë mure, por as nuk mund t’i presim të gjithë”.
Kryeministri Edi Rama i lëshoi një mesazh Europës, gjatë një interviste në programin televiziv “Top Story”, një ndër më të ndjekurit: “Nuk kemi forcën ekonomike për të mbështetur të vetëm këtë emergjencë. Por do të bëjmë pjesën tonë”.
Kjo që po ndodh këtu, dhe që në pranverë mund të përfshijë drejtpërsëdrejti edhe Italinë, nuk është gjë tjetër veçse pasoja e një efekti domino në kufi. Rezultati i izolimit të tmerrshëm në të cilin gjendet aktualisht Greqia.
Nicolo Zancan
“La Stampa”
Top Channel