Ndërlidhësat, bashkia e Tiranës me strukturë të re komunikimi

01/03/2016 00:00

Çdo njësi administrative në kryeqytet do të ketë ndërlidhësat me komunitetin. Këta persona të kontraktuar si punonjës të bashkisë së Tiranës, do të raportojnë për çdo problem që do të konstatojnë në zonën që mbulojnë.

“Secili prej jush ndërlidhës mbulon 3200 banorë në lagjen tuaj. Kjo do të thotë që në pamundësi për të 3200 banorët për të adresuar administratorin tuaj, ju jeni në një farë mënyrë deputeit i zonës për bashkinë”, tha Veliaj.

Në takimin me ndërlidhsat , kryebashkiaku Veliaj u ndal edhe tek ligji për bashkëjetesën në komunitet duke bërë të ditur se brenda këtij viti synohet inventarizimi dhe licensimi i administratorëve të çdo pallati.

“Çdo pallat të ketë administratorin e vet që për shumë probleme që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen, konfliktin, territorin e pallatit, të jetë një person siç e kërkon ky ligj, i zgjedhur nga komuniteti që bën administratorin e pallatit, pasi është licencuar nga bashkia e Tiranës. Bashkia e Tiranës e njeh me licencë dhe i trajnuar me arsim profesional, pra, një kurs për administrator pallati, si personi që do të administrojë një pallat”, tha më tej Veliaj.

Veliaj kërkoi ndihmën e ndërlidhësave edhe për të ftuar qytetarët në nismën për pastrimit vullnetar të qytetit që do të zhvillohet në mes të muajit mars.

Top Channel