Milani në finalen e Kupës së Italisë pas 13 vjetësh

01/03/2016 23:00

Milani mposhti Alessandria-n edhe në ndeshjen e dytë dhe kualifikohet pas 13 vjetësh në finalen e Kupës së Italisë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Mihajlovic fituan 5-0 në “San Siro” dhe tashmë presin kundërshtarin e finales së 21 majit, që do të dalë nga sfida e të mërkurës Inter-Juventus.

Ka qenë gjithçka e lehtë për Milanin, i cili përballë një ekipi modest shënoi 3 gola brenda 20 minutave gjatë pjesës së parë, dy herë me Menez dhe 1 herë me Romagnoli-n.

Kualifikimi i arritur që në pjesën e parë, i dha mundësinë skuadrës së drejtuar nga Mihajlovic t’i vlerësojë minutat e mbetura si një seancë stërvitore, ndërkohë që golat në fundin e pjesës së dytë i shënoi sërish mbrojtësi Romagnoli dhe Balotelli.

Top Channel