Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave brenda 12 orësh Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë pritet të kthehen në qytetin-port të Calais (Kalè) në Francë, për të çmontuar strehat në kampin e emigrantëve, i njohur ndryshe si Xhungla.
Gjatë natës, ekipet policore hodhën gaz lotsjellës ndaj emigrantëve që po godisnin me gurë njësitë që po hiqnin çadrat e strehimit.
Autoritetet franceze deklarojnë se, emigrantët duhet të transferohen në konteinerë në një zonë tjetër të qytetit, por shumë prej tyre druhen se një lëvizje e tillë do t’u presë shpresat për të arritur në Britani.
E dërguara e BBC në Calais, Anna Holligen thotë se emigrantët, duke përfituar nga errësira e natës, u përpoqën t’u vinin zjarrin kamionëve, në rrugën që të çon drejt portit. Forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës duke i detyruar ata të tërhiqen.
Refugjatët që jetojnë në kamp, shumica e të cilëve nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, shpresojnë të kalojnë kanalin e La Manshit për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Shpeshherë ata kërkojnë ndihmën e trafikantëve për të arritur qëllimin.
Autoritetet franceze besojnë se, rreth 1.000 emigrantë do të preken nga plani i evakuimit, ndërsa agjencitë humanitare deklarojnë se, numri i personave që jetojnë në kamp është shumë më i madh.
Rreth 1.000 çadra u çmontuan ditën e hënë, ndërsa 12 të tjerave iu vu zjarri. Situata u përkeqësua më vonë, teksa grupet e emigrantëve zbritën në rrugën që të çon drejt portit.
Top Channel