Ahmetaj pret zv/presidentin e Bankës Botërore. Diskutohet perspektiva ekonomike e Shqipërisë

01/03/2016 17:40

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj priti në nje takim zv/presidentin e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë, Siril Myler. Dy zyrtarët e lartë kanë biseduar për perspektivën ekonomike të Shqipërisë.

Kreu i Financave ka bërë një prezantim të reformave që janë ndërmarrë nga qeveria dhe ecurisë pozitive të ekonomisë. Ndërsa drejtuesi i lartë i Bankës Botërore deklaroi se ekonomia shqiptare është duke u shpërblyer për reformat e thella dhe politikat e forta që janë ndërmarrë gjatë dy viteve të fundit.

Zoti Myler tha se Shqipëria e ka ndryshuar trajektoren e ekonomisë dhe siguroi Ahmetajn se Banka Botërore do të vazhdojë të sigurojë mbështetjen e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA