Tullaci Andres Iniesta

29/02/2016 10:00

Andres Iniesta ka ndryshuar “look”. Në ndeshjen që Barcelona fitoi 2-1 ndaj Sevillas mesfushori spanjoll u pa në fushën e lojës me kokën e qethur zero.

Në Botërorin e Klubeve kapiteni i “azulgranave” habiti për herë të parë me një kreshtë mohikane, ndërsa kësaj radhe vendosi të ishte më serioz, duke rruar gjithë kokën dhe pa bërë modele ekstravagante.

Iniesta e nisi ndeshjen nga stoli dhe u fut në lojë vetëm në minutën e 18 të pjesës së dytë, kur zëvendësoi turkun Arda Turan.

Katalanasit fituan falë golave të Messi dhe Pique një ndeshje ku vuajtën shumë. Pas këtij 3-pikëshi, Barcelona e sheh veten në krye të renditjes, e shkëputur 8 pikë nga Atletico Madrid dhe 12 nga Real Madrid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA