Tiranë, zjarr në një magazinë në Qendër Kashar

29/02/2016 16:05

Një magazinë në Qendër Kashar është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të hëne, duke pësuar dëme të mëdha materiale.

Nga të dhënat e fundit mësohet se magazina është e profilit të trajtimit të lëndëve metalike dhe brenda saj janë djegur kryesisht ambalazhe.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve, por 4 automjete zjarrfikëse që mbërritën në vendin e ngjarjes kanë arritur të shuajnë në kohë zjarrin.  

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA