Pique: City? S’e tradhtoj United
29/02/2016 00:00
Gerard Pique është i qartë për të ardhmen e tij. Mbrojtësi i Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle kohët e fundit është folur për një kalim të mundshëm te Manchester City për t’u vënë sërish nën urdhrat e Pep Guardiolës, por 29-vjeçari i ka mohuar në mënyrë kategorike këto zëra.
Pique deklaroi se nuk do të shkojë kurrë te “citizens” pasi është i lidhur me Manchester United, ku ai ka luajtur përpara kalimit te Barcelona më 2008.
Mbrojtësi shtoi se përpara se të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, do t’i pëlqente të luante në një kampionat tjetër.
Top Channel