Në Spanjë imitojnë Curry-n (Video)

29/02/2016 11:20

Vetëm disa orë pasi Stephen Curry la me gojë hapur të gjithë dashamirësit e basketbollit me trepikëshin e mahnitshëm që shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes që Golden State Warriors fitoi ndaj Oklahoma City Thunder në NBA, një tjetër kosh fantastik vjen nga Sergio Llull, basketbollist i Realit të Madridit.

Në ndeshjen Valencia-Real Madrid, spanjolli e shënoi koshin jo nga 10 metra siç bëri MVP-ja i NBA, por nga 21 metra.

Kur duheshin edhe 1.3 sekonda nga përfundimi i ndeshjes, Valencia ishte në avantazh 94-92. Felipe Reyes nisi topin nga fundorja, duke ia dorëzuar atë Llullit, i cili, pa u menduar gjatë, e gjuajti nga zona e tij dhe shënoi një 3-pikësh që i dha fitoren ekipit madrilen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA