Napoli barazon me Fiorentinën, tashmë 3 pikë larg Juves
29/02/2016 23:05
Napoli barazoi 1-1 me Fiorentinën, një tjetër rezultat zhgënjyes për skuadrën e Sarri-t që tashmë e sheh veten 3 pikë larg Juventusit kryesues.
Ndeshja nisi me golin e Alonso-s në minutën e 5 për Fiorentinën, por ende pa përfunduar gëzimi i vendasve, Higuain barazoi pas 60 sekondash.
Fiorentina pati dy raste të mira në fundin e pjesës së parë, por tranversa nuk lejoi gjuajtjet e Kalinic dhe Tello-s të përfundonin në rrjetë. Në të dytën, Napoli u tregua më agresiv, por Tatarusanu e mbajti rezultatin të pandryshuar deri në fund.
Të hënën u luajt edhe një tjetër sfidë e javës së 27 në Serie A, ku Lazio zhgënjeu në Romë, duke u mposhtur 0-2 nga Sassuolo. Për miqtë shënuan Berardi dhe Defrel.
Top Channel