Iran, të moderuarit spostojnë tradicionalët; ikin klerikët radikalë
29/02/2016 14:45
Të moderuarit dhe reformatorët në Iran i dhanë një goditje të fortë tradicionalistëve, duke fituar pothuajse të gjitha vendet në Asamblenë e Ekspertëve për Teheranin.
Presidenti Hassan Rouhani dhe aleatët e tij kanë marrë 15 nga 16 që janë vendet e kryeqytetit në organizmin fetar, i cili mund të zgjedhë liderin e ardhshëm suprem të vendit.
Vendet e tyre i humbën mes të tjerësh edhe dy klerikët kryesorë të vijës së ashpër, një nga të cilët vetë presidenti i Asamblesë, Mohammad Yazdi.
Top Channel