Tkurret tregu i sigurimeve, rënie mbi 13% në janar

28/02/2016 00:00

Të ardhurat e tregut të sigurimeve pësuan një rënie prej 13,85 për qind në muajin janar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, numri i kontratave të sigurimit të lidhura gjatë muajit të kaluar arriti në 72 mijë e 134, me një ulje prej 3.05% krahasuar me janarin e 2015-s. Nga ana tjetër, dëmet e paguara bruto u rritën me 18.72% krahasuar me janarin e 2015-s.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar te sigurimet e “Jo-Jetës”, të cilat sollën rreth 91% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e “Jetës” me 9%.

Për t’u nënvizuar, produkti kryesor i tregut, që janë primet e sigurimit të detyrueshëm motorik ranë me 7.5%.

Rënia është edhe më e madhe në primet e sigurimit vullnetar, me 20,43%. Kjo tkurrje e tregut vjen në një moment, kur tregu i sigurimeve po përballet edhe me rritjen e taksës, e cila arriti në 10%, nga rreth 3% që ishte vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA