Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave brenda 12 orësh
Një oficere e policisë amerikane u qëllua dhe u vra në ditën e saj të parë të punës, pa u mbushur 24 orë nga betimi i saj.
Ashley Guindon iu përgjigj thirrjes në radio për probleme në një shtëpi, në Woodbridge të Virginias, një rast në dukje rutinë, por aty u godit disa herë me armë zjarri.
Dy kolegë të saj mbetën gjithashtu të plagosur dhe janë në spital, por nuk ka detaje për gjendjen e tyre. I dyshuari për vrasjen, një ushtarak, tashmë është arrestuar nga policia.
Mësohet se, i dyshuari kishte vrarë gruan e tij dhe, kur policia mbërriti në vendngjarje, hapi zjarr mbi agjentët. Policia e Kontesë “Prince William” tha se, me keqardhje të thellë lajmëronte për vdekjen e oficeres Ashley Guindon, e cila ishte betuar në detyrë vetëm një ditë më parë.
Para ngjarjes tragjike, rajoni i policisë publikoi në rrjetin social Twitter, një foto të oficeres Guindon dhe një kolegut të saj menjëherë pas betimit, duke iu uruar mirëseardhjen në forcat e policisë. Urimi për nisjen e detyrës ishte: Qofshi të sigurtë!
Top Channel