Ngec edhe Skënderbeu, në Ballsh vendosin dy penallti

28/02/2016 16:05

Dy penallti, nga njëra për secilën pjesë të lojës, vendosën rezultatin e sfidës përmbyllëse të javës së 23-të të Kategorisë Superiore.

Skënderbeu u ndal në barazim 1-1 në takimin e luajtur në Ballsh përballë Bylisit vendas.

Korçarët luajtën thuajse 80 minuta të ndeshjes me një lojtar më pak. Në minutën e 23-të, Jashanica ndëshkohet me të kuq dhe vendasit marrin një 11-metërsh.

Ekzekutimin nga pika e bardhë e merr përsipër lojtari Izuçuku, i cili nuk gabon. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Bylisin.

Në të dytën, pavarësisht se luan me 10 lojtarë, Skënderbeu shfaqet më këmbëngulës në kërkim të golit të barazimit, por përpjekjet do të konkretizohen vetëm në minutën e 79-të, kur Hamdi Salihi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltive.

Minutat e mbetura janë shumë pak për të ndryshuar rezultatin dhe ndeshja mbyllet 1-1 dhe korçarët nuk përfituan dot nga ngecja e Partizanit një ditë më parë me Tërbunin. Megjithatë, Skënderbeu vazhdon të mbajë kryesimin e kampionatit me 53 pikë, ndjekur nga Partizani me 49 dhe Tirana 39.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA