Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave brenda 12 orësh Armëpushimi i përkohshëm në Siri vazhdon të mbajë, ndërsa hyn në ditën e tij të dytë. Mediet raportojnë për disa shkelje të vogla, por asnjë problem serioz, ndërsa vijat e frontit në qytetin më të madh në vend, Aleppo, janë të qeta.
Ky është armëpushimi i parë i madh në luftën civile mbi 5-vjeçare të Sirisë, ndërsa pritet që së shpejti të mbërrijnë karvanët me ndihma në shumë zona të rrethuara në vend.
Armëpushimi hyri në fuqi mesnatën e së shtunës dhe, që prej asaj ore, duket se palët që janë zotuar për ta respektuar atë, po e mbajnë fjalën.
Rebelët sirianë dhe forcat qeveritare janë pjesë e armëpushimit, nga i cili janë përjashtuar Shteti Islamik dhe Fronti al-Nusra, që do të vazhdojnë të shënjestrohen nga koalicioni ajror i udhëhequr nga SHBA-të apo nga sulmet ajrore të Rusisë.
Kryediplomati rus, Sergei Lavrov, dhe homologu i tij amerikan, John Kerry, gjatë një bisede telefonike mirëpritën armëpushimin që e organizuan vet dhe thanë se po diskutojnë mënyrat, që ta mbështesin atë përmes bashkëpunimit ushtarak.
Nëse armëpushimi do të vazhdojë të rezistojë, pritet që të rinisin bisedimet e paqes për Sirinë më 7 mars, megjithëse diplomatë dhe analistë mendojnë se nuk do të mungojnë përpjekjet për të dëmtuar procesin.
Një nga qëllimet kryesore të armëpushimit është dërgimi i ndihmave në zonat e rrethuara, ndërsa OKB thotë se ka identifikuar 30 të tilla, ku njerëzit po vdesin nga uria dhe kanë nevojë urgjente për gjithçka. Rreth 100 fraksione rebele kanë rënë dakord që të respektojnë armëpushimin, por numri i madh i palëve të përfshira në të e bën edhe më të vështirë respektimin e tij.
Top Channel