Vrasja në Laç, arrestohen dy autorët
27/02/2016 09:00
Efektivët e policisë kanë arrestuar dy autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Ervis Zyba dy ditë më parë në Laç.
Falë një operacioni të mirëorganizuar nga komisariati i Kurbinit, rreth orës 01.00 të së shtunës janë arrestuar Elgert Cara, 19 vjeç dhe Dorjan Cara, 25 vjeç. Të dy personat ishin shpallur në kërkim për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas dinamikës së ngjarjes, Zyba mbeti viktimë e një sherri të shokut të tij, Xhevahir Lika me Elgert dhe Dorjan Carën.
Top Channel