Siri, mban armëpushimi; incidente sporadike

27/02/2016 22:25

Pavarësisht disa shkeljeve sporadike, por dhe të parashikuara, për momentin armëpushimi që hyri në fuqi mesnatën mes së premtes dhe së shtunës në Siri po mban.

Sipas të dhënave të fundit të mediave ndërkombëtare, rajone të ndryshme të vendit kanë gëzuar që prej orëve të para e deri në mbrëmje ditën e parë të qetë prej vitesh.

I dërguari i posacëm i Kombeve të Bashkuara në Siri, Stefan de Mistura e ka cilësuar situatën si “fortërisht të sigurt”. E

dhe eksponentë të opozitës në zona të ndryshme të vendit kanë deklaruar se, situata është “e qetë”, duke u shprehur megjithatë të kujdesshëm”.

Megjithatë, incidentet nuk kanë munguar. Televizioni shtetëror sirian njoftoi më herët se milicitë rebele hodhën raketa në zona të banuara të Damaskut.

“Raketat janë qëlluar nga terroristë të vendosur në hyrje të kryeqytetit”, deklaroi një burim ushtarak për transmetuesin televiziv, duke denoncuar kështu incidentin e parë.

Gjithashtu, një auto-bombë shpërtheu këtë mëngjes në një qytet në Sirinë qendrore, duke vrarë dy persona. Sulmi ndodhi në hyrje të qytetit Salamijeh dhe deri tani nuk është marrë përsipër nga asnjë grup.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA