Project Loon, projekti i Google/ Alphabet   për të patur internet në zona të largëta apo vende pak të zhvilluara me balona aerostatike, ‘po ndez motorët’.

Skuadra përgjegjëse ka publikuar në Google Plus foto të reja të testimit në platformën e lëshimit të balonave në Puerto Rico.

Nga momenti që projekti u bë publik këtë vit, në postimin e Google+ thuhet: “duhet të veprojmë në zona të reja për të bërë lëshimine tyre, në mënyrë të thjeshtë dhe vende të largëta”.

Për këtë një nga platformat, “Chicken Little” është dërguar në Puerto Rico, pasi është testuar më parë në Wisconsin të SHBA-së. Struktura më pas është dërguar në një vend të largët gati 3500 km për të çuar deri në fund lëshimin automatik të shumë balonave të provës.

“Chicken Little” është një vinç i veçantë i konceptuar për të lëshuar balona me përmasat e një fushë tenisi në më pak se 30 minuta, shpjegon Google. Balonat e Project loon duhet të funksionojnë në rajone si Amerika Latine, Afrika Perëndimore, dhe Azi. Në planet e Google janë Sri Lanka, Indonezia dhe India.

Top Channel