“Ulu, idiot,” i tha Allegri Orialit. Pastaj ndërhyri Conte: ja çfarë thanë…
Mungon vetëm zyrtarizimi, por Antonio Konte do të jetë trajneri i skuadrës britanike Chelsea. Kjo ka bërë që Federata Italiane e Futbollit të nisë lëvizjet për gjetjen e pasuesit të tij.
Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ për momentin në ‘pole position’ për të marrë drejtimin e skuadrës 4 herë kampione të botës janë Claudio Ranieri dhe Roberto Mancini.
Trajneri i Interit ka një eksperiencë ndërkombetare dhe është i gatshëm ta marrë drejtimin e ‘Të Kaltërve’, ndërsa Ranieri, këtë sezon po bën mrekullinë në Angli me Leicester, pasi po lufton fort për titullin kampion në Premier League.
Por në listën e dëshirave të presidentit, Tavecchio ka edhe emra të tjerë kandidatësh për t’u ulur në stolin e Italisë, si Cannavaro, Montella, Mazzarri e Ventura, ndërkohë që së fundmi këtyre personaliteteve të futbollit të vendit të Apenineve i është bashkuar edhe Roberto Donadoni që aktualisht drejton Bolonjën.
Sipas ‘La Reppubblica’, Donadoni vlerësohet shumë nga Tavecchio dhe për të do të ishte një rikthim në Kombëtaren italiane, pas aventurës së përjetuar në periudhën 2006-2008.
Top Channel