
Ferrari ishte skuadra që shkëlqeu në testet e para dimërore të zhvilluara në pistën e Montmelo në Barcelonë. “Kokëkuqja” italiane ishte më e shpejta në 3 nga 4 ditët e këtyre testeve duke dhënë sinjalin e parë ndaj rivalëve të Mercedes që shihet si skuadra për t’u mundur në sezonin e ri të Formula 1. I vetmi që nuk lejoi Ferrarin të vendosë plotësisht diktatin e tij ishte Niko Hulkenberg.
Duke marrë parasysh të gjitha kohët e regjistruara gjatë këtyre ditëve dhe duke bërë një kombinim mes tyre, rezulton se piloti më i shpejtë gjatë këyre testeve ishte pikërisht Sebastian Vettel koha më e mirë e të cilit ishte 1 minutë 22 sekonda e 810 të mijtat, i ndjekur në vendin e dytë pikërisht nga Hulkenberg, ndërkohë që Kimi Raikkonen, që pati disa probleme me makinën e tij, shënoi kohën e trete më të mirë të testeve 1 minutë 23 sekonda e 477 të mijtat.
Klasifikimi vijon me Daniel Riçiardon me Red Bull, Sergio Perez dhe Daniel Kvijat. përsa u përket pilotëve të Mercedes, Leëis Hamilton dhe Nico Rosberg, përqendrimi i tyre ishte më shumë te besueshmëria e makinës sesa te kohët e shpejta.
Në fakt, kampioni i botës dhe piloti gjerman përshkuan 675 xhiro të dy së bashku të distancuar ndjeshëm nga Kevin Magnusen. Piloti debutues i Renault, përshkoi gjatë këtyre testeve 264 xhiro.
MeClaren që pati një start inkurajues të këtyre testeve, shfaqi sërish probleme duke e kushtëzuar jo pak paraqitjet e Jenson Button dhe Fernando Alonsos.
Top Channel