Meta dënon dhunën: Masat sipas rregullores

26/02/2016 00:00

Kryeparlamentari Meta i ka cilesuar si të papranueshme sulmet e deputetëve të deputetëve të opozitës në seancën e fundit në Kuvendin e Shqipërisë.

“Mendoj se çdo përpjekje për të nxitur konflikte artificiale dhe akte aspak të pranueshme për mënyrën e funksionimit të Parlamentit duhet të marrin fund. Parlamenti duhet të funksionojë bazuar në rregullore, por edhe në frymën e përgjegjshmërisë dhe të vetëpërmbajtjes, pasi besoj se qytetarët tanë nuk i meritojnë këto lloj shfaqjesh dhe konfliktesh që nxjerrin nga vëmendja problemet e tyre më të rëndësishme”, tha Meta.

Sa i takon kërkesës së zotit Ruçi për të përjashtuar deputetët e opozitës që goditën në drejtim të kryeministrit , zoti Meta dha një përgjigje të shkurtër dhe të prerë.

“Jam njohur me kërkesën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, z. Ruçi dhe do të veprohet në bazë të rregullores”, vijoi Meta.

Të njëjtin qëndrim zoti Meta ka mbajtur edhe ballë pyetjes nëse shumica do të mbështesë amendamentet e reja të opozitës në ligjin për dekriminalizimin. Në fjalët e tij lexohet një mesazh i qartë për opozitën dhe deklaratat e kryeministrit Berisha se mund të lërë mandatin e deputetit nëse Parlamenti nuk dekriminalizohet.

“Është e rëndësishme të mos ecim me paragjykime dhe me ultimatume, por të qëndrojmë në frymën e bashkëpunimit konstruktiv dhe interpretimit objektiv edhe të rregullores”, tha z. Meta.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta