Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gykim ndërtuesin Namik Pelivani për mashtrim.
Ngjarja e ka zanafillën 4 vite më parë, ku shtatë gra të një familje kanë hipur në taracën e pallatit në ndërtim, dhe kanë kërcënuar me jetë nëse nuk zgjidhnin çështjen me ndërtuesin.
Nga hetimet ka rezultuar se Pelivani, pronar i firmës së ndërtimit “Pelivani sh.p.k”, nuk ka respektuar kontratën që, nëpërmjet një ndërmjetësi, kishte nënshkruar me disa familje për të shfrytëzuar truallin ku ishin ndërtuar shtëpitë e tyre për ndërtimin e një pallati në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.
Por protesat e pronarëve të tokës vijuar edhe më tej, ndërsa në mars të 2015 ata bën kallëzim për administratorin Namik Pelivani për mashtrim.
Top Channel