Shefja ekzekutive e Wikimedia Foundation, e cila drejtonte Wikipedia, është dorëhequr pas fjalëve se kompania është duke ndërtuar motorin e saj të kërkimit.

Lila Tretikov ka shkruar një email ku shprehet se është koha që ajo të lëvizë. Një memo e dalë nga fondacioni i cili bënte fjalë për krijimin e një motori kërkimi, jotregtar, duket se ka mërzitur vullnetarët e komunitetit të Wikimedias. Shumë prej tyre ishin të acaruar se pse nuk ishin diskutuar më parë, pasi transparenca është çelësi për organizatën.

Në shtator 2015, Wikimedia morri një çmim prej 250 mijë dollarësh nga një burim i besueshëm i quajtur Knight Foundation për punën “drejt modelve të reja për të gjetur informacion dhe për mbështetjen e zhvillimit të motorit të dijes nga Wikipedia, një sistem për të gjetur informacione të besueshme për publikun në itnernet”, sipas një dokumenti të publikuar nga vetë Wikimedia.

Top Channel