Ahmetaj dhe Ekonomi bëjnë betimin tek presidenti
26/02/2016 00:00
Ministrat më të rinj në detyrë të kabinetit qeveritar, Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi u betuan këtë të premte përpara presidentit të Republikës.
Kreu i shtetit, Bujar Nishani organizoi ceremoninë e betimit të ministrave, vetëm një ditë pas miratimit të dekreteve të tij në Parlament.
Tashmë, Ahmetaj dhe Ekonomi nisin zyrtarisht punën, respektivisht si ministër i Financave dhe Ekonomisë.
Top Channel