Vezë në seancë, ministrat votohen në kaos

25/02/2016 15:00

Që kjo do të ishte një seancë e tensionuar, u kuptua që kur Garda e Republikës ushtroi kontroll të imtësishëm tek deputetët. Tek disa prej tyre u gjendën vezë.

Por jo të gjitha u zbuluan. Kur Parlamenti ishte në sekondat e fundit, një vezë u hodh në drejtim të kryeministrit, por ra pas karriges së ministres Felaj.

Pak sekonda më vonë, kryeministri Rama doli nga Parlamenti i mbrojtur me çadër.

Përpara se të gjitha këto të ndodhnin, deputetët e opozitës hodhën letra të vogla mbi tavolinën e kryeministrit dhe ai ka shkëmbyer disa fjalë me deputetë poshtë, ku duket se u thote së “si nuk ju vjen zor’

Deputetët e opozitës po protestonin se mazhoranca nuk futi në rendin e ditës kërkesat e tyre për ndryshime ligjore që mundësojnë pezullimin e ushtrimit të funksionit  të deputetit  për Armando Prengën.

“Është më e ndershme dhe e sinqertë që ju dhe kryeministri, mos u bë me nerva ti zoti Rama, të ikni prej aty, është më e ndershme të rinë Armando dhe armandot e tjerë sepse ky parlament është i kriminalizuar nga fillimi në fund”, tha Topalli.

Deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit, pasi Edi Paloka, kishte folur njësoj si Lulzim Basha.

“Ky është shansi i fundit për këtë parlament që të funksionojë”, tha Paloka.

Mazhoranca nuk ka hedhur poshtë thelbin e ndryshimeve të propozuara, por ajo thotë se propozimet janë në kundërshtim me rregulloren dhe duhet të shqyrtohen sipas një procedure normale.

Mes zhurmës dhe protestës, deputetë socialistë votuan dekretet e shkarkimit dhe emërimit të ministrave.

Dhe mes votave, pothuajse në fund, ishte edhe një votë seroize. Armando Prenga u shfaq në Parlament dhe votoi, mesa duket për të mos djegur mandatin, megjithëse mbrëmjen e së hënës kishte deklaruar se vetëpezullohej nga punimet e Kuvendit.

Më herët, një refleketim mbi qëndrimin ndaj Parlamentit, për arsye krejt të kundërta, pati edhe ish kryeministri Berisha.

“Unë do të rishqyrtoj në themel qëndrimin tim ndaj këtij Parlamenti që më shumë se çdo gjë tjetër ka hajdutët e shtetit”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA