Për Partinë Demokratike tërheqja e Prengës nga Kuvendi është nul, pasi nuk ekzisto asnjë kriter ligjor apo kushtetues për vetëpezullimin. Oerd Bylykbashi ka deklaruar para se të hyjë në seancë se opozita kërkon zbatimin sa më të shpejtë të ligjit të dekriminalizimit.
“Vetëpezullimi nuk ekziston as si kriter ligjor dhe as kushtetues, dhe vlera është nul”, tha Bylykbashi për veprimin e Prengës.
Deputeti demokrat tha se PD kërkon diçka parimore, largimin nga parlamenti të personave që janë të arrestuar dhe po gjykohen për një krim.
“Ajo që kërkojmë ne është diçka plotësisht parimore, po kërkojmë një ndryshim që është i bëshëm sot, i miratueshëm nga Parlamenti dhe në aspektin teknik nuk ka asnjë pengesë. Ajo që ne kërkojmë është ndryshimet sot në ligjin për dekriminalizmin në mënyrë që deputetë dhe funksionarë të tillë të mos jenë në Parlament kur janë të arrestuar në flagrancë për krim, vrasje ose plagosje”, tha Bylykbashi.
Top Channel