Trump nënshkruan ligjin për hapjen e dosjes së Jeffrey Epstein: Ai ishte mik i ish-Presidentit Bill Clinton
Shumica e meshkujve që sulmuan seksualisht femrat në Këln gjatë natës së ndërrimit të viteve mbase nuk do të kapen kurrë. Kështu deklaroi Juergen Mathies, shef i policisë së qytetit gjerman, sipas të cilit filmimet nga kamerat e sigurisë nuk janë cilësore dhe në to nuk identifikohen dot krimet seksuale.
Deri tani detektivët gjermanë kanë identifikuar 75 persona, shumica e të cilëve nga Afrika e Veriut që kanë mbërritur ilegalisht në Gjermani ose që kanë kërkuar azil.
Por, më shumë se 500 denoncime u bënë në polici për atë natë dhe 40% e tyre janë për krime seksuale. Shefi i policisë së Këlnit tha se për shkak të cilësisë së dobët të filmimeve hetuesit janë mbështetur te dëshmitarët okularë apo viktimat për të identifikuar agresorët.
Aktualisht vetëm një person i arrestuar dyshohet për krime seksuale, ndërsa 13 të tjerë janë arrestuar për vjedhje. Paraardhësi i Mathies, Wolfgang Albers u shkarkua nga detyra për menaxhimin e dobët të situatës nga policia në natën e ndërrimit të viteve.
Sipas një raporti zyrtar, policia e Këlnit bëri gabime serioze duke mos thirrur përforcime dhe për mënyrën si lajmëroi publikun.
Rreth 1 mijë meshkuj me origjinë arabe dhe nga Afrika Veriore u mblodhën pranë stacionit kryesor të trenit më 31 dhjetor në Këln dhe duke u ndarë në grupe të vogla rrethuan femrat të cilat i ngacmuan seksualisht dhe ju morën sendet me vlerë.
Top Channel