Protestë e bizneseve në kufirin Shqipëri-Kosovë

25/02/2016 18:55

Përfundon protesta e bizneseve importuese nga Shqipëria në Kosovë, ndërkohë  që brenda 31 marsit të këtij viti do të krijohen të gjitha formailitetet e mundëshme që zhdoganimet dhe kontrollet të mos bëhen në terminalin privat të Prizrenit, por në pikën kufitare pa asnjë tarifë dhe kosto financiare për prodhuesit.

Kjo u bë e ditur nga  ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi i cili bashkë me drejtorin e Doganës së Kosovës Lulzim Rufina u takuan me përfqaësuesit e imptortuesëve kosovare dhe shqiptarë.

Protesta nisi dje kundër masave dhe barrierave që Doganat e Kosovës po vendosin ndaj bizneseve të dy shteteve.

Protesta u zhvillua në zonën neutrale mes pikës kufitare Shqipëri-Kosovë, në Vermicë, ku u tha se Dogana e Kosovës po i detyron mjetet të shkojnë në terminalin privat të Prizrenit dhe të paguajnë nga 40 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA