Propozimet e opozitës, Balla: Vetëm ato për aktet nënligjore

25/02/2016 00:00

Deputeti socialist Taulant Balla tha se nga propozimet e PD-së do të shqyrtohen nga maxhoranca vetëm ato që kanë të bëjnë me aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Ndërsa mendimet për vetë ligjin që është sapomiratuar nuk pranohen fare nga maxhoranca.

“Nuk e pranojmë fare, fare. Porsa i përket projektakteve, ato me aktet nënligjore do i marrim në shqyrtim dhe sigurisht do t’i lexojmë me kujdes. Paraprakisht po ju them ka çështje që tejkalojnë prerogativa që ka përcaktuar ligji”, tha Balla.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta