Prenga: Si më kërkoi Blushi; atëherë nuk isha kriminel për të

25/02/2016 19:30

Ben Blushi, i cili që herët  ka bërë përgjegjës kreun e forcës së tij politike për futjen e njerëzve të inkriminuar në Parlament, beson se në këtë seancë Partia Socialiste duhet të bëntë korrigjimin.

“Ka ardhur kohë që Partia Socialiste t’u kërkojë ndjesë njerëzve për çfarë njerëzish futi në Parlament, për degradimin dhe ndotjen e imazhit të këtij Parlamenti, se për fat të keq, ku mbetet dhe do të mbetet një nga Parlamentet më të damkosur në historinë e Shqipërisë në këto 25 vite. Nuk duhet të ishte një seancë vezësh, por një seancë debati serioz”, u tha Blushi.

Duke përshëndetur vendimin e kolegut të tij Armando Prenga për vetëpezullim, Blushi gjithsesi theksin e vë tek mungesa e veprimit institucional që duhej t’u paraprinte këtyre situatave.

Por thënieve të Blushit u ka kthyer përgjigje deputeti Armando Prenga përmes një deklarate, ku shpreh habinë me kolegun e tij që thotë se e ka njohur për shok të mire dhe me të cilin me të cilin ka ndarë edhe më shumë se buka.

“Nuk më habit as Sali Berisha e as Lulzim Basha. Më habit Ben Blushi se kam ndarë bukën me të dhe e kam njohur për shok të mirë. Se kam dëgjuar kurrë të fliste për kriminelë në PS, kur vinte të darkonte dhe drekonte me mua në zonë. Por mesa duket puna sot ia do që të sulmojë shokët, njësoj si Saliu dhe Luli. Prandaj është gati të më bëjë kriminel edhe mua, shokun e tij për qëllimet  e veta. Unë s’jam kriminel o Blush! Unë jam ai që të kam respektuar dhe të kam thënë mik”, thotë në deklaratë Armando Prenga.

Deputeti i Laçit duket se nuk ka pritur që Ben Blushi t’i dalë në mbrojtje në momentin e përjashtimit, por as që deputeti i Qarkut të Elbasanit të shfrytëzojë emrin e tij për ambiciet e veta brenda PS-së.

“Të mirëkuptova kur nuk e the një fjalë për mua, kur më përjashtuan pa marrë mundimin as të më pyesësh si më zuri ky hall. Por, kur të dëgjova sot më erdhi zor që kam nda bukën me ty dhe dua ta dinë të gjithë që më ke ardhur dhe me je lutur për të luftuar Edi Ramën. Por, nuk isha kriminel atëherë se të duhesha ty. Tani ke gjet statutin dhe unë të bëj punë si kriminel, dhe jo si shok. Mjerë PS që do t’i dalësh t’i për zot!”, mbyll reagimin e tij, deputeti Prenga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA