Sektori për krimet e rënda në policinë e Tiranës ka vënë në pranga Tom Mamlin, një prej protagonistëve të masakrës së Mamurrasit, ngjarje kjo e shtatorit të vitit të kaluar.
Sipas burimeve zyrtare të policisë Tom Mamli është arrestuar në kryeqytet, dhe akuzohet për vrasje dhe plagosje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 23 shtator të 2015, në qendër të Mamurrasit. Zanafilla e ngjarjes nisi herët mëngjesin e së mërkurës. Dorian Mamli, i cili e akuzone të njohurin e tij Erik Mamlin se nuk kishte ndarë mirë pjesën e të ardhurave që buronin nga një xhiro prostitucioni në Itali, ka qëlluar gjashtë herë me një pistoletë tip “TT” ndaj një automjeti tip “Range Rover”.
Nga plumbat mbeti i vrarë Naim Tafaj, dhe u plagosën tre të tjerë.
Top Channel