Kakavijë, kapen 12 pakistanezë. Kishin si destinacion Gjermaninë

25/02/2016 10:10

12 shtetas pakistanez janë kapur në kufirin jeshil mes Greqisë e Shqipërisë, në pikën kufitare të Kakavijës.

Policia bën të ditur se të 12-të personat janë kapur në vendin e quajtur “Post Katund”, dhe më pas u shoqëruan në zyrat e Pikës Kufitare për t’u intervistuar.

Të gjithë këta persona kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë për të shkuar në Malin e Zi. Destinacioni i tyre ishte Gjermania.

Policia shqiptare ka shtuar kontrollet dhe njerëzit e saj në kufirin me Greqinë, pasi mund të ketë një rritje të fluksit të refugjatëve sirianë në këto pika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA