Emigrantët, ministrat e Brendshëm të BE dhe Ballkanit në Bruksel

25/02/2016 11:15

Ministrat nga vendet e BE-së dhe Ballkanit po takohen në Bruksel në përpjekje për të reduktuar ndasitë lidhur me krizën e emigrantëve, që mund të kërcënojë mbijetesën e bllokut.

Austria, Serbia dhe Maqedonia kanë ndërmarrë një seri hapash për kufizimin e hyrjes së emigrantëve në territorin e tyre, duke acaruar kështu Greqinë, që druhet se pasojat e këtyre masave do të bien mbi të.

Masat në fjalë vënë edhe më shumë në vështirësi aplikimin e një politike të përbashkët të BE për emigracionin. Mbi 100 mijë emigrantë kanë arritur Europën këtë vit, shumica e të cilëve përmes rrugëve të Ballkanit.

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk ka paralajmëruar se dështimi në arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës mund të rrisë gjasat që britanikët të votojnë për daljen nga BE-ja më vonë gjatë vitit.

Për këtë arsye, ministrat e Brendshëm të BE-së po takohen në Bruksel, për të dëgjuar planet e hartuara nga Austria dhe 8 vendeve të Ballkanit për të kufizuar hyrjet.

Mes masave të propozuara përfshihen marrja e gjurmëve të gishtave dhe kthimi mbrapsht i kujtdo që është pa pasaportë apo dokumenta të parregullta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA