Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë në kuadër të 50-vjetorit të PNUD.
Në fjalën e tij ai solli në vëmendje shembullin e zhvillimeve pozitive në rajonin e Ballkanit, ku shtetet janë shkëputur nga e kaluara konfliktuale dhe luftërat e përgjakshme.
Duke u ndaluar te Shqipëria, z. Bushati tha se bashkëpunimi me PNUD-in është intensifikuar duke përfshirë programin “Goal 16”.
“Ne jemi të vendosur për të arritur këto objektiva, sepse besojmë se nuk ka zhvillim, as qëndrueshmëri pa paqe dhe nuk ka drejtësi pa institucione të forta. Zhvillimi i qëndrueshëm për Shqipërinë do të thotë forcim i shtetit ligjor, forcim i vlerave demokratike dhe thellim i mëtejshëm i harmonisë tonë sociale”, tha Bushati.
Gjithashtu, ai u ndal edhe mbi kontributin që Shqipëria po jep në rang ndërkombëtar në kuadër të luftës kundër dhunës ekstreme dhe për bashkëpunimin rinor rajonal e bashkë-ekzistencën kulturore, fetare e etnike.
Top Channel