Berisha: Parlamenti, strofull e krimit. Do rishikoj qëndrimin tim

25/02/2016 12:10

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për mediat para hyrjes së Parlamentit, ka bërë me dije se do të rishikojë qëndrimin e tij në këtë institucion, për shkak se, siç tha ai, është kthyer në një strofull hajdutësh.

“Këtu është bërë e padurueshme, nuk ka ndodhur kurrë që të vidhet haptaz ditën për drekë. Ndaj dhe unë do të konsideroj shumë seriozisht qëndrimin tim në këtë strofull krimi”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, në këtë Parlament janë mbledhur hajdutët e shtetit.

“Personalisht do të rishqyrtoj qëndrimin tim ndaj këtij parlamenti që ka hajdutët e shtetit. A jeni dëshmitarë sesi Olsi Rama del protagonist në vjedhjen e shtetit në disa afera? A mund të vazhdohet kështu? Unë mendoj se jo”, ka thënë Berisha për gazetarët.

I pyetur nëse do të dorëzojë mandatin, ai është përgjigjur: “Të gjitha opsionet janë të hapura”.

Më tej, duke ritheksuar se “një numër i madh deputetësh po vjedhin përmes mandatit”, Berisha ka shtuar se, “revolucioni demokratik është zgjidhja e vetme” për të dalë nga kjo situatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA