
Në kohën kur Kosova po kalon një krizë të rëndë politike, që ka vështirësuar punën e Kuvendit, deputetët shqiptarë të BDI-së në Parlamentin e Maqedonisë kanë ftuar kolegët e tyre në Prishtinë, që të nisin sa më parë procedurat për ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve për lëvizjen e qytetarëve vetëm me letërnjoftime.
“Kosova po ballafaqohet këto ditë me sfidat e veta politike, por unë apeloj te të gjithë kolegët e mi në Parlamentin e Kosovës, që të ratifikojnë sa më parë këtë marrëveshje, e cila është në të mirën e të gjithë qytetarëve, pasi parashikon kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime. Është një marrëveshje, që vendos bazat e Ballkanit të së nesërmes, Ballkanit të integruar dhe Ballkanit në NATO dhe BE”, tha Nora Aliti, deputete e BDI-së.
Marrëveshja, e firmosur në fillim të këtij muaji nga ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve, është ratifikuar tri ditë më parë nga Parlamenti në Maqedoni dhe pritet të hyjë në fuqi menjëherë, pasi të marrë “dritën jeshile” edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Top Channel