Kompania Oppo thotë se ka një teknologji të re të ushqimit të smartphone në vetëm 15 minuta. Firma kineze ka prezantuar protipin në konresin botëror të telefonëve në Barcelonë këtë javë.

Ai përshkruhet si “ushqyesi më i shpejtë në botë”, dhe është provë e teknologjisë së ushqimit të shpejtë të baterisë, VOOC. Ajo është projektuar të përdorët nga bateritë Oppo 2500 mAh.

Ushqimi i baterisë mund të bëhet edhe nëpërmjet microUSB ose USB të tipit C. Prototipi është një zhvillim i madh për teknologjinë. Për shembull një iPhone 6s i duhet më shumë se dy orë të ushqehet plotësisht, duke përdorur një ushqyes standard të Apple.

Oppo thotë se teknologjia e saj bazohet në atë të pronarit, ku bateritë, pajisja, dhe programi punojnë së bashku për një performancë më të mirë.

Top Channel