“Mendo për 3 fëmijët, do bëhesh shumë i pasur”, SHBA kërkoi të joshte pilotin e Nicolás Maduros për të tradhtuar udhëheqësin venezuelas. Zbulohen mesazhet
Paketa e reformave të negociuara nga David Cameron nuk mund të kthehet nga gjyqtarët europianë, ka deklaruar presidenti i Këshillit të Europës.
Këtë deklaratë, Donald Tusk e ka bërë përpara deputetëve të Parlamentit Europian, ku ndër të tjera ka theksuar se, marrëveshja e arritur me palën britanike është “e detyrueshme dhe e pakthyeshme”.
Deklarata e tij erdhi pasi sekretari britanik për Drejtësinë, Michael Gove tha për BBC se Gjykata Europiane e Drejtësisë mund të rrëzojë disa nga masat pa qenë nevoja për ndryshimin e traktatit të BE-së.
Tusk, që luajti një rol kyç në negociatat BE-Britani dhe në arritjen e marrëveshjes, tha se ajo është në përputhje me traktatet europiane dhe nuk mund të anulohet nga gjykata.
“Por ajo do të hyjë në fuqi vetëm nëse populli britanik voton për të qëndruar në BE. Nëse ata votojnë për t’u shkëputur, atëherë marrëveshja pushon së ekzistuari”, tha Tusk.
Presidenti foli në sesionin e parë euro-parlamentar që nga samiti i Këshillit të Evropës ku u ra dakord për reformat. “Ai ishte raundi i parë i negociatave, por edhe i fundit”, shtoi ai.
Top Channel