“Ti Raporton”, matjani: Më dhunuan babanë e vëllanë, autorët nuk u ndaluan

24/02/2016 00:00

Një qytetar i njohur me emrin Fatos Muharremi ka dërguar nëpërmjet rubrikës “Ti Raporton” një video të një sherri të ndodhur më 29 janar, në fshatin Gurrë e Madhe të Matit.

Sipas tij, nga ky sherr kanë mbetur të lënduar rëndë i ati 70-vjeçar dhe i vëllai, 26 vjeç, ngjarje për të cilën, edhe pse është denoncuar te forcat e rendit, askush nuk ka bërë asgjë deri më sot për kapjen apo dënimin e personave përgjegjës.

Edhe ju mund të bëni denoncimin tuaj nëpërmjet fotove dhe videove të dërguara në numrin e telefonit 0693131311, që Top Channel ka vënë në dispozicion, dhe t’i dërgoni duke përdorur aplikacionet “Whatsapp” dhe “Viber”.

Top Channel