“Ti Raporton”, derdhja e jashtëligjshme e ujit me gaz në terren

24/02/2016 00:00

Nëpërmjet një denoncimi të ardhur në rubrikën “Ti Raporton”, Klodian Ruci, kryeplak i fshatit Mërtiraj në Vlorë, na njofton se kompania e nxjerrjes së naftës “Transatlantik”, në mënyrë të jashtëligjshme derdh në terren ujin me gaz.

Pavarësisht denoncimit në polici, askush nuk ka bërë asgjë, – bën me dije zoti Ruci, madje si komunitet ata kanë bërë edhe një ankesë në datën 16 shkurt, në Bashkinë e Selenicës.

Top Channel