Shkodër, burg për vrasësin e fqinjit me probleme mendore

24/02/2016 11:45

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ndok Veçajn, 76-vjeçarin i cili të dielën vrau me armë gjahu fqinjin e tij Nikë Bungu.

Ngjarja në fshatin Shtoj i Vjetër të Shkodrës, ndodhi pasi shtetasi 55-vjeçar Nikë Bungu, i cili vuante dhe merrte mjekim të rregullt për probleme mendore, ka hyrë tek rrethimi i shtëpisë së shtetasit Ndokë Veçaj.

Pronari i banesës ka dëgjuar se dikush ka hyrë në rrethimin e banesës së tij dhe ka qëlluar dy herë me çifte në ajër.

Më pas, i zoti i banesës, kur ka dëgjuar sërish lëvizje, në kushtet e errësirës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Nikë Bungu, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA