Sejko në Kosovë, diskutohen politikat monetare

24/02/2016 17:35

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë pune në Bankën Qendrore të Kosovës.

Sipas një njoftimi për shtyp, Sejko u takua me homologun e tij, Bedri Hamza, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet ekonomike e financiare të dy vendeve, si dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy bankave qendrore.

Nga ana e tij, Sejko e vuri theksin tek masat e marra nga Banka e Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik në vend, duke nënvizuar se trajektorja po ndjek një tendencë pozitive.

Gjithashtu, ai vuri në dukje se parashikimet për këtë vit janë që rritja ekonomike të jetë më e lartë, e mbështetur nga rritja e kërkesës dhe konsumit të brendshëm, por edhe nga rritja e investimeve të huaja.

Sa i takon sektorit bankar shqiptar, guvernatori tha se, bankat që operojnë në tregun shqiptar kanë tregues të shëndetshëm.

Në përfundim të takimit, dy guvernatorët ndanë të njëjtin mendim për nevojën e zhvillimit të marrëdhënieve të ndërsjella mes dy institucioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA