Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet
Bashkimi Europian tha se po bën planet për të përballuar një krizë të mundshme humanitare mes shtimit të kontrolleve kufitare që pengojnë lëvizjen e refugjatëve përmes Ballkanit.
Greqia ka shprehur pakënaqësinë e saj pasi mijëra emigrantë mbetën të bllokuar në vend, pasi Maqedonia u refuzoi hyrjen shtetasve afganë e shtyrë nga masat e reja të Austrisë. Të dhënat e fundit tregojnë një rritje dramatike të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Europë.
Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin, IOM, tha se me shumë se 100 mijë azilkërkues kanë mbërritur në kontinentin e vjetër deri më tani gjatë këtij viti, ndërkohë që në 2 muajt e parë të 2015-s të ardhurit ishin më pak se 4 mijë.
“Jemi mjaft të shqetësuar për zhvillimet e fundit përgjatë itinerarit ballkanik dhe krizës humanitare që mund të shpaloset në vende të caktuara, veçanërisht në Greqi”, thanë në një deklaratë të përbashkët komisioneri i BE për emigracionin, Dimitris Avramopoulos dhe ministri holandez të Emigracionit, Klaas Dijkhoff.
Ata u bënë thirrje të gjitha vendeve të prekura të marrin masat e duhura në mënyrë që të përballojnë një krizë të mundshme humanitare.
“Paralelisht, Komisioni po koordinon përpjekjet parapake për të ofruar mbështetje në rastin e një krize brenda ose jashtë BE, e për të koordinuar më tej menaxhimin e kufijve”, vijon më tej deklarata.
Gjithashtu kreu i agjencisë së OKB për refugjatët, UNHCR paralajmëroi se mbyllja e kufijve do të shkaktonte kaos dhe konfuzion të mëtejshëm. Gjatë një vizite në ishullin grek të Lesbosit, ku mbërrijnë shumica e emigrantëve, Filipo Grandi tha se barra për Greqinë rrezikonte të bëhej edhe më e rëndë nga çishte.
Te martën Greqia filloi të kthente mbrapsht qindra emigrantë të bllokuar në kufirin e saj me Maqedoninë. Këta të fundit mbyllën të gjitha pikat e kalimit të hënën pas protestave dhe bllokimit të një linje hekurudhore nga emigrantët afganë.
Top Channel