Balla vijon takimet me Diasporën, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së flet nga Italia: Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm Demokratët e vendosën mazhorancën përpara provës zyrtare se, deputeti Armando Prenga nuk mbrohet prej qeverisë dhe duhet të largohet nga Parlamenti.
Për ta bërë këtë, opozita propozoi ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit, i cili hyri në fuqi pak javë më parë dhe që, sipas përcaktimit ligjor, duhet të nisë nga zbatimi më 6 mars.
Siç e kanë përshkruar ekspertët vendas dhe të huaj, ky ligj është një nga më të ashprit, që ndalon përfshirjen në politikë dhe administratë të personave me rekorde kriminale. Por, mesa duket, për demokratët e kaluara dhe veprat penale nuk janë ezauruese për gjendjen e Parlamentit në Shqipëri.
Propozimi i opozitës vendos në shënjestër deputetin Armando Prenga dhe synon pezullimin e ushtrimit të funksionit të tij, derisa ai të marrë pafajësi. Ndryshimi i ligjit nuk përmend emra, por përmban qartë rrethanën, në të cilën u ndalua Armando Prenga, arrest në flagrancë, dhe dy prej veprave penale për të cilat ai akuzohet: “plagosje e lehtë me dashje” dhe “kanosje”.
Vepra që përfshihen te kapitulli i krimeve kundër jetës. Largimi i Armando Prengës nga Parlamenti është një nga kushtet kryesore, që opozita, – siç thotë kryetari i saj, – të mos detyrohet të bllokojë funksionimin normal të Parlamentit.
Megjithëse ligji për dekriminalizimin, derisa u miratua në fund të vitit të shkuar kaloi në një proces të vështirë politik me ndërmjetësim ndërkombëtar, ai është një nga ligjet e miratuara me konsensus mes qeverisë dhe opozitës.
Ndryshimet e reja janë të pakonsultuara me mazhorancën dhe, ende nuk dihet qëndrimi i Partisë Socialiste për ndryshimin, që pezullon mandatin e deputetit Armando Prenga.
Top Channel