“PD bllokon reformën”, Peza: Prengën e përjashtuam

24/02/2016 14:25

Nëpërmjet deputetit Alfred Peza, Partia Socialiste ka reaguar ndaj deklaratës së PD-së për bojkot të Kuvendit. Peza thotë se bojkoti vjen në një kohë që po afrohet dita e votimit të reformës në drejtësi.

“Kur mazhoranca punonte për reformën në drejtësi, opozita bojkotonte parlamentin. Dhe tani që po afron dita që reforma në drejtësi të votohet, opozita po fillon sërish avazin e vjetër të bojkotit. Përse? Sepse është e qartë: Mazhoranca e do reformën në drejtësi, kurse opozita kërkon me çdo kusht ta pengojë atë. Mazhoranca e sheh si problem sistemin e drejtësisë, kurse opozita është e kënaqur me të, për sa kohë refuzon reformën”, deklaroi Peza.

Peza vijoi më tej se deputeti Armando Prenga u përjashtua nga radhët e PS-së që në momentin që ndodhi ngjarja e Laçit. “Ne nuk pritëm as prokurorinë, as gjykatën për ta përjashtuar deputetin nga radhët tona, ndërkohë që Partia Demokratike të ndaluarit dhe të dënuarit e radhëve të saj për korrupsion i ka shpallur të persekutuar politikë. Qytetarët dinë ta bëjnë dallimin e të kuptojnë se kush do shtet e kush do sherr”, tha Peza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA